Blinken: Agresioni rus do përballet me përgjigje

0

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken bën me dije se i ka përsëritur diplomatit rus që agresioni rus do të përballej me një përgjigje të vendosur transatlantike.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar pas bisedës telefonike që pati me Ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov lidhur me konfliktin dhe përplasjen që rrezikohet me Ukraninën. Pasi ka mbyllur telefonatën me të, Blinken bën me dije se i ka përsëritur diplomatit rus që agresioni rus do të përballej me një përgjigje të vendosur transatlantike.

“Unë fola me ministrin e Jashtëm Lavrov sot për të kërkuar një zgjidhje diplomatike për ngritjen e paprovokuar ushtarake të Rusisë rreth Ukrainës. Unë përsërita se agresioni i mëtejshëm rus do të përballej me një përgjigje të vendosur, masive dhe të bashkuar transatlantike,”-shkruan Antony Blinken.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu