Mançester Junajtid ka provuar sot forcën e Armando Brojës dhe shokëve të tij. Sauthemptoni luajti një ndeshje mëse dinjitoze në “Old Traford” duke marrë një barazim të rëndësishëm 1-1 dhe duke iu afruar disa herë edhe fitores.
Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në këtë duel me një lojë të shkëlqyer në fazën ofensive duke konfirmuar potencialin e tij ndaj një kundërshtari shumë të fortë, i cili me barazimin e sotëm, u kthye 23 vite mbrapa në histori.
Për herë të dytë në historinë e Mançester Junajtid në Premier Ligë, kjo skuadër nuk ia ka dalë të fitojë në 2 ndeshje radhazi edhe pse kishte mbyllur në avantazh pjesën e parë të sfidës. Hera e vetme kur kjo gjë kishte ndodhur, ishte në dhjetorin e vitit 1988 dhe që atëherë, “djajtë e kuq”: nuk kishin bërë më gabime të tilla të njëpasnjëshme. Derisa përballë u vu Broja dhe shokët e tij…/panoramasport/