Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov tha të shtunën se Rusia nuk do të pushtonte asnjë qytet ukrainas nëse do përpiqet ta bëjë këtë. CNN shkruan se në një deklaratë, Reznikov tha se forcat e armatosura të Ukrainës janë absolutisht të gatshme për të luftuar dhe nuk do të heqin dorë nga tokat ukrainase.
“Të gjithë ata që kanë parë në sytë e ushtarëve tanë të paktën një herë janë të sigurt se nuk do të ketë përsëritje të vitit 2014, agresori nuk do të pushtojë as Kievin, Odesën, Kharkivin apo ndonjë qytet tjetër”, tha Reznikov.
Ministri i Mbrojtjes theksoi se Ukraina ka ushtrinë e saj më të fuqishme në 15 vjet. Reznikov shtoi se vendi u përforcua gjithashtu nga mbështetja që ka marrë nga partnerët ndërkombëtarë, duke e përshkruar atë mbështetje si më të madhen që nga pavarësia.
“Ne nuk do të sulmojmë askënd, por po bëjmë gjithçka për të forcuar mbrojtjen tonë dhe për të eliminuar mundësinë e përshkallëzimit”, tha Reznikov.