Kontrolli i rastësishëm çon në pranga 20-vjeçarin shqiptar, i gjendet drogë

0

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia Italiane mbrëmjen e djeshme pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjet kanabis.

Policia rrugore në Genoa po zhvillonte kontrolle të rastësishme. Efektivët ndaluan makinën e të riut shqiptar ku pas kontrollit gjetën lëndën narkotike.

Gjithashtu efektivët e policisë ushtruan dhe kontroll fizik, ku 20-vjeçarit i gjetën kanabis dhe në të brendshmet e tij.

Në total iu kap një sasi prej 130 gramësh kanabis. Ndër të tjera policia i sekuestroi dhe një shumë prej 1200 eurosh që dyshohet se vinte nga aktiviteti i shitjes së lëndëve narkotike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu