Kryedemokrati Lulzim Basha, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe biznesmeni Irfan Hysenbelliu kanë darkuar së bashku në resortin “Fish City” në Labinot që është në pronësi të Gjergj Lucës, një prej njerëzve më të afërt të kryeministrit Edi Rama. Ky është denoncimi që ka publikuar sot ish-kryeministri Sali Berisha në një status në profilin e tij në Facebook.
Takimi sipas Berishës ka zgjatur deri në orën dy e gjysmë të mëngjesit e më pas Basha e Hysenbelliu janë larguar. Kurse Veliaj e Balla kanë preferuar të ndajnë edhe hotelin bashkë pasi e kanë kaluar natën në dhomat e resrotit të Lucës. Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike shton se ky takim është një tregues i bashkëpunimit mes Bashës e Partisë Socialiste.
Denoncimi i plotë:
Zoti Berisha, takimet e Lulzim Bashes me Taulant Ballen dhe Erion Veliajn vazhdojne. Se fundi jane mbledhur perseri te tre ne resotrin e Gjergj Luces. Kane qene dite me pare te 3 tek resorti tij ne Labinot ku ka qene dhe biznesmeni irfan hysenbelliu. Takimi eshte zhvilluar pas ores 22:30 te mbremjes dhe mjetet u pane nga shume pjestare te personelit. Taulanti e ka si shtepine e tij, po ra ne sy erion Veliaj dhe Irfani qe se bashku me Lulit I pari erdhi balla dhe Veliaj dhe me pas biznesmeni Hysenbelliu dhe Lulzim Basha. Takimin e bere tek shtepia e Gjergjit. Ju sherbeu nje personel i rezervuar dhe gatime speciale. Takimi ka zgjatur deri ne oren 2 e 30 te mengjesit. Basha dhe hysenbelliu u larguan Veliaj dhe Balla kane fjetur tek hoteli i Luces ne Fish City. Gjithcka eshte pare nga disa persona qe sherbyen, rojet private dhe te godines dhe disa shofera. Kam dashur tua sjell kete info zoti Berisha po sot mu kujtua kur ndoqa konferencen e Lul Braves, sic e quani ju. Prandaj Lul Brava nuk e permend Veliajn. Per inceneratoret permend vetem ministrat, duan si kurban Ahmetajn. Lali Hajdutin e shmang. Sepse jane ne marreveshje te tre.