Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku:
Ajo që më çuditi ishte avokatia e socialistëve, unë i kuptoj kur mbrojnë ministrat edhe kryeministrin por të mbrosh një kompani që është në shkelje të ligjit kushdo që e bën këtë ka dalë në mbrojtje të korrupsionit.
Në Fier kemi një zbatim të keq të kontratës dhe asnjë penalitet për zbatimin e kësaj kontrate, janë marrë 28 milionë euro ndërkohë që nuk janë vënë asnjë euro zero. Kompanitë e inceneratorëve në Tiranë dhe në Fier hyjnë në kompanitë me norma të larta fitimi. Si ka mundësi të ndodhë kjo, kur marrin pagesa nga fonde publike? Sot bëhet fjalë për një skemë të pastrimit të parave dhe pagesave që kanë rënë në dorë të funskionarëve publikë.