Harroi përqeshjen e Ramës për arsye të mirë, ja pse u bashkua Malaj me PS:Sfida e radhës…

0

Ish-deputetja e Lëvizjës Socialiste për Integrim, Nora Malaj ka zbuluar versionin e saj të “historisë” të takimit me drejtorin e Postës Shqiptare, Ervin Bushati. Afrimi me një nga figurat më të njohura të Partisë Socialiste, madje dhe drejtuesin politik të kryeqytetit, Malaj zbuloi se me socialistin po bashkëpunon për të realizuar një plan për “projektin e moshimit”. Madje vë theksin tek bashkëpunimi gjithmonë i mirë që ka pasur me Bushatin dhe pse në dy kampe të ndryshme politike.

“Një takim dhe një falenderim zotit Bushati, drejtorit të Postës Shqiptare për mënyrën shumë konkrete të diskutimin në drejtim e një qasje tjetër për moshimin dhe pritjen shumë qytetare. Përherë si atëherë kur ishim në Parlament (ndonëse me parti të ndryshme) edhe tani jashtë Parlamentit, përherë tregon qytetari dhe dëshirë për të dëgjuar dhe reflektuar. Së shpejti së bashku me Universitetin “Mesdhetar”, shoqërinë civile dhe Postën Shqiptare do të realizojmë disa ide të reja për të përgatitur shoqëinë për moshimin. Kjo është sfida ime e radhës, sfidë që kam 20 vite që po punoj! Pa sensibilizim nuk ka asnjë reagim. Ishte një bashkëbisedim që krijoj një sinergji pozitive! Mirënjohje dhe suksese!,”-shkruan ajo ndër të tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu