Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të negociojë. CNN shkruan se, Peskov tha sëe Putin ka kërkuar gjithmonë negociata, duke shtuar se, Ukraina është vetëm një pjesë e problemit.
“Para së gjithash, Presidenti Putin ka kërkuar gjithmonë negociata dhe diplomaci. Dhe në fakt, ai inicioi çështjen e garancive të sigurisë për Federatën Ruse. Dhe Ukraina është vetëm një pjesë e problemit, është një pjesë e problemit më të madh të garancive të sigurisë për Rusinë dhe natyrisht presidenti Putin është i gatshëm të negociojë”, tha ai.
Më herët gjatë ditës, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov i tha Putinit se ai shihte një shans për dialog diplomatik me Perëndimin lidhur me shqetësimet e sigurisë së Rusisë, duke thënë se ai rekomandoi vazhdimin e përpjekjeve të tilla.