Voltana Ademi, kryetarja aktuale e Bashkië Shkodër është rishfaqur krah ish-kryeministrit Sali Berisha. Ademi ishte e pranishme në një takim me liderin historik të Partisë Demokratike me me fermerët e njësisë administrative Ana e Malit në Shkodër. Në të njëjtin takim ishte edhe Bardh Spahia, kandidati i koalicionit “Shtëpisë së Lirisë” për Bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e pjesshem lokale të 6 marsit.
Ademi nuk garoi për Bashkinë Shkodër duke i hapur rrugën Bardh Spahisë. Vetë kryebashkiakja mohoi të fshihet diçka pas dorëheqjes së saj. Ademi shpjegoi se e ndjente veten më të favorizuar para emrave të rinj e për të qenë një garë e drejtë ka menduar të mos kandidojë.
Vetë Berishë, në fjalën e tij, gjatë emisionit “Çim Peka Live”, u shpreh se e kishte mbështetur vendimin e saj, por nuk kishte ndërhyrë as tek ajo e as tek të tjerët.