E rëndë! Gjendet i pajetë pronari i një lokali

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë. Mësohet se një person është gjetur i pajetë në ambientet e lokalit të tij. Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se në një lokal të qytetit është gjetur pa shenja jete shtetasi me iniciale H.K, pronar i lokalit në fjalë. Kanë qenë të afërmit ata që e kanë kostatuar dhe me pas kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.

Mësohet se personi në fjalë ka mbërritur pa shenja jete në spital. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu