Rusia është duke planifikuar stërvitje të Marinës në Mesdhe ndërsa burime nga ministria e mbrojtjes bëjnë me dije se shteti ka zhvendosur bombardues dhe avionë të pajisur me raketa hipersonike në bazën e saj në Siri.
Lajmi është konfirmuar nga agjencitë ruse të lajmeve RIA dhe TASS.
Stërvitjet do të përfshijnë disa flota ruse dhe do të marrin pjesë në pjesën lindore të Mesdheut.
Më herët të martën, Rusia njoftoi planet për një stërvitje të ngjashme në detin Barents.