Rikthehet “tavolina e madhe” në takim/ Ashtu si Macron, kancelari gjerman refuzoi të bënte testin covid në Rusi

0

Kancelari gjerman Olaf Scholz takoi në Moskë presidentin rus Vladimr Putin. Para takimit, atij iu kërkua dëshmia se nuk është i infektuar me Covid-19. Scholz refuzoi testimin rus.

Scholz para se të hynte në Kremlin u testua për Covid-19 në prani të mjekëve rus, nga një mjek i sjellë nga ambasada gjerman në Moskë.

Javën e kaluar njësoj kishte ndodhur me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili kishte refuzuar testin rus PCR para takimit me Putinin në mënyrë që ADN’ja e tij mos të mbetej te pala ruse, kishte raportuar Reuters.

Si rezultat Macron dhe Scholz takuan rusin në një tavolinë jashtëzakonisht të gjatë.

Vizita e Scholz në Moskë ndodhi pasi ai vizitoi Kievin të hënën, dhe vjen pas alarmit për mundësinë e sulmit të Rusisë mbi Ukrainën.

Rusia vazhdimisht ka mohuar se ka qëllim pushtimin e vendit fqinjë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu