Kryeministri Edi Rama në më shumë se 8 vite në pushtet të këtij vendi të vogël ka parë vetëm një natë se kush është opozita e këtij vendi. Jo! Nuk e ka për xhirot lart e poshtë, “roza-rozina” siç i ka quajtur Monika Kryemadhi rreth insititucioneve të vendit, por për “natën e shenjtë”, 17 maj 2017. Atë natë kur kryedemokrati Lulzim Basha, kiste punë brenda me Ramën, jo jashtë në sy të gazetarëve. Sot, Rama ka kujtuar kohët e vjetra në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ku edhe u shpreh se asnjë ditë vendi nuk ka pasur opozitë, përveçse një nate. Dhe i referohet indirekt 17 majit.
“Ajo që ndodh jo që nuk është e lehtë po është dramatike është përçarje e madhe që reflektohet në ndarje të madhe duke shkatërruar premisat e një opozitarizmi modern. Por ne nuk ndryshojmë gjësend në atë dinamikë, është pengmarrje spektakolare e opozitës. Njëri është shpallur “non grata” që është fundi i botës për çdo lider, tjetëri është humbës serial dhe flet sikur ka zbuluar Amerikën. Por është peng i vetëvetes. Gjendja ndikon në qeverisje? Ne nuk kemi pasur opozitë në gjithë këtë periudhë, nuk mbaj mend asnjë ditë me opozitë racionale dhe të arsyeshme. Mbase mbaj mend një natë, por asnjë ditë. Dhe ndërkohë kjo është arysja pse po rrisim kapacitetin e dëgjimit me njerëzit për të ndërvepruar me qytetarët. Do ishte mirë që të ndodhte me opozitën por opozita është vetëm për përçartje dhe eksplozione emocionale. Por politika kërkon përçarje pa arysye. Faleminderit dhe plotësoni formularin e Këshillimit Kombëtar,”-tha Rama në fjalën e tij.
Me këtë kujtim të vjetër mes dy kundërshtarëve të përbetuar politikë, lindin në kokë shumë pyetje retorike? Për shembull; çfarë opozite ka bërë kryedemokrati Basha atë natë veçse u gënjye nga Rama? Apo opozitë për të marrë atë që donte për veten dhe PD? Por këto pyetje s’do marrin përgjigje kurrë, pasi ç’është folur e ç’është premtuar e di veç Rama, Basha dhe muret e selisë së Kuvendit të Shqipërisë. Muret e kanë veshë, por nëse kanë edhe gojë mesiguri nuk janë rezervuar për t’ja treguar të gjitha “shefit” të Kuvendit, asokohe Ilir Meta. Jo për gjë por ky i fundit akuzon Bashën për marrëveshje me Ramën, të dijë gjë vallë?