Ish-kryeministri Sali Berisha nuk besoi fjalën e kryeparlamentares Lindita Nikollës për kohën në foltore. Nikolla i bëri të ditur se koha kishte mbaruar e se duhej të ulej në vendin e tij. Kjo u prit me shumë mosbesim nga Berisha i cili nxori telefonin dhe tha se do e kontrollonte se sa kohë kishte.
‘Nji minut se këta edhe orën e lëvizin‘- tha Berisha, i cili pasi konstatoi orën u largua drejt vendit të tij në Kuvend.





