Arjan Konomi flet për lidhjen e Borës dhe Donaldit: Më shumë kanë qenë të ndarë se sa bashkë…

0

Edhe pse historia e Borës me Donaldin ka përfunduar me kohë ende në flitet për të. Në një videoe ‘live’ në “TikTok”, Arjan Konomi ka ndarë disa detaje lidhur me marrëdhënien e tyre, ku ka theksuar se e dinte shumë mirë që ata do të ndaheshin. Kjo për shkak se, sipas tij, ata më shumë kanë qenë të ndarë se sa të lidhur.

“E kisha menduar ndarjen e Donaldit nga Bora. Në fakt ata ishin ndarë disa herë të tjera përpara. Nuk kanë qenë 3 vjet gjithë kohës bashkë. Madje kur ka filluar ‘Për’puthen’ ata ishin të ndarë. Pas disa muajsh, janë bashkuar prapë. Kanë qenë më shumë të ndarë se sa të lidhur. Janë bashkuar për ca kohë, pastaj ndarja tjetër ka qenë nga prilli i këtij viti.”- është shprehur ai.

Disa ditë më parë Arjani tha se nuk e ka pasur shumë qejf Donaldin, duke u shprehur se nuk e shikonte dot Borën me të.

“Nuk jam dot ndonjë mendim të saktë për këtë gjë sepse nuk e kam njohur mirë marrëdhënien e tyre. Me thënë të drejtën nuk e kam takuar asnjëherë Donaldin, edhe kur ishte me Borën dhe një nga arsyet është që unë nuk e kam patur qejf atë. Jo se kam gjë për atë si djalë, është djal i mirë por nuk e shikoja dot Borën me atë. Nuk është se Bora në atë situatë humbi diçka, pavarësisht se ishte në mënyrë jo të bukur dhe aspak elegante dhe të lëndosh një njeri në mënyrë të atillë aq më tepër publikisht nuk tregon as pjekuri, as burrëri. Vazhdojmë luajmë me ‘Spiderman’”- është shprehur Arjani.
Po ashtu, edhe për ditëlindjen e Bora, ai nuk ngurroi të thumbonte duke thënë: “I kam thënë ke shpëtuar nga shumë gjëra.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu