Shkrimtari Besnik Mustafaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta tw poetit Bardhyl Londos.
POSTIMI:
Shqipëria humbi sot një nga poetët e saj më të ndershëm e më të fuqishëm, zë i pashterrur deri në frymën e fundit. Unë humba një mik shumë të çmuar e të pazëvendësueshëm. Po postoj me këtë rast një nga kujtimet e mia të fundit e si gjithmonë të gëzueshme me të. Jemi në një drekë para pak kohësh bashkë me Ahmet Prençin.