Ilir vs Donald: Bazuar te votimet online, ja kush e fiton ‘Big Brother VIP’

0

Që prej datës 12 shkurt, në sondazhin e Anabel Media me titull “Kë votoni si fitues/e të Big Brother VIP” njerëzit kanë patur mundësinë të votojnë për finalistin/en i/e preferuar të reality-show.

I klikuar nga më shumë se 340,000+ njerëz dhe me 70,000+ vota, ky është sondazhi me numrin më të lartë të votuesve, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Përpara se të kalojmë te të dhënat, përmbledhim paraprakisht disa informacione të rëndësishme:

1. Sondazhi është shpërndarë rregullisht në Instagramin e Anabel Entertainment – ku 71.3% e ndjekësve jetojnë në Shqipëri (pra, kanë mundësinë të votojnë); 28% i përkasin moshës 18-24 vjeç, 50% janë 25-34, ndërsa 14% janë 45-54 vjeç, grupmosha këto më të angazhuara me BBV.

2. Sondazhi është shpërndarë gjithashtu në Facebook-un Revista Anabel – ku pjesa dërrmuese e ndjekësve i përkasin grupit 25-34 dhe 35-44 vjeç, por ka një pjesëmarrje më të lartë se Instagrami për grupmoshën 44+ vjeç, gjë që e bën sondazhin më gjithëpërfshirës.

3. Procesi i votimit: Në sondazh mund të votohej vetëm një herë për përdorues, megjithëse ka patur vazhdimisht tentativa për të manipuluar rezultatin. Rreth 6000 vota false janë shtuar nga njerëz të tjerë të cilët kanë paguar sisteme automatike që simulojnë votimin njerëzor dhe kanë shtuar kryesisht vota false te emri i Ilir Shaqirit dhe Donald Veshajt. Stafi i IT-së ka arritur t’i bllokojë dhe t’i kalojë votat false në një alternativë neutrale, në këtë rast “Nuk do të votoj”.

4. Sa i besueshëm është sondazhi ynë? Duke iu referuar një popullsie prej 4 milionë banorë (Shqipëri + Kosovë) dhe numrit të lartë të votimit, marzhi i gabimit është pothuajse i papërfillshëm (mund ta llogarisni edhe vetë online).

Kthehemi te rezultatet: Nga çfarë analizojmë, përballja për vendin e tretë dhe të katërt do të jetë midis Beniadës dhe Einxhelit, të cilat në sondazhin tonë kanë një diferencë të vogël votash, ndërsa Iliri dhe Donaldi janë dy pretendentët kryesorë për fitore. Ky i fundit është më i favorizuar për të fituar. Siç mund ta shihni, ai ka një diferencë jo të papërfillshme ndaj konkurrentit të tij më të fortë, Ilir Shaqiri.

Ilir vs Donald: Bazuar te votimet online, ja kush e fiton ‘Big Brother

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu