Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se Gjykata Kushteuese nuk ka pasur asnjë arsye për shkarkimin e tij. I ftuar në emisonin ‘Kontrast’ në Report Tv, Meta tha se procedurat e parlamentit kanë qenë të jashtëligjshme, duke shtuar se 3 vite ka qenë nën hetim. Për këtë ai ka fajësuar Kryeministri Edi Rama, për të cilin tha se ka kapur shtetin.
“Gjykata Kushtetuese nuk ka patur as materie dhe as arsye për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Procedurat e jashtëligjshme dhe të falsifikuara nga administrata e Parlamentit si dhe numri prej 122 deputet të Kuvendit, e bënte nul gjithë këtë proces. President i Republikës, që nga periudha që është zgjedhur, nga 5 vjet që ka mandatin, në 3 vite ka qenë nën hetim. Arsyeja dihet, sepse në krye të kësaj regjie për kapjen e shteti është vetë zoti Rama,” – tha Meta.