“Killeri” suedez Anis Hemissi, që vrau Flamur Beqirin në sy të familjes së tij është dënuar me 35 vite burg. Flamur Beqiri, 36 vjeç, u qëllua për vdekje në sy të gruas së tij që bërtiste, teksa ajo mbronte djalin e tyre 2-vjeçar. Vrasja ndodhi në pragun e shtëpisë së tij luksoze 1.7 milionë paund në Battersea, në jug-perëndim të Londrës, në prag të Krishtlindjeve në 2019. Anis Hemissi, 24 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm me një afat minimal prej 35 vjetësh në Gjykatën e Kurorës Southuark.
Marrë nga The Guardian