Farmacistja Kristjana Luka është liruar nga qelia. Gjykata e Lezhës dha ditën e sotme vendimin për farmacisten e cila bashkë me 2 persona të tjerë shisnin teste COVID pozitiv për 100 € dhe ato negativët për 50 €. Seanca e sotme u zhvillua me dyer të mbyllura. 25-vjeçarja nuk tha asnjë fjalë gjatë gjykimit, mirëpo avokati i saj deklaroi se klientja e tij nuk kishte dijeni për shitjen e testeve fake, e se ajo ishte thjesht një punonjëse aty.
Luka së bashku me administratoren Aurora Ujka u zbuluan pas finalizimit të operacionit ‘Fake Test’. Policia informoi se të dy të akuzuarat kryenin testin SARS-Cov-2 jashtë procedurës standarde dhe lëshonin dokumente testit fals.
Aurora Ujka, administratorja e këtij biznesi privat në qytetin e Lezhës është shpallur në kërkim nga policia.