Homazhet për London, Meta: Ishte detyrim për t’i dhënë lamtumirë, poet brilant

0

Presidenti Ilir Meta mori pjesë mëngjesin e sotëm në homazhet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit dhe poetit, Bardhyl Londos. Jashtë Kuvendit të Shqipërisë, aty ku po zhvillohen homazhet, Meta tha se e kishte për detyrim që sot ti jepte lamtumirën e fundit Londos, poetit brilant të vendit.

‘Ishte detyrim për ti dhënë lamtumirën e fundit sot një poeti, shkrimtari, brilant si Londo. Jam i sigurtë që një poet i këtyre përmasave, intelektual i jashtëzakonshëm ka lënë një trashëgimi të gjallë dhe frymëzuese për të rinjtë. Ka qënë mbi politikën dhe ka qënë një intelekual i moderuar dhe ka shëbyer si një urë për të bashkuar dhe nxitur dialogun.’- tha Meta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu