2 ditë pas vdekjes, miku kujton Bardhyl London: Eci sërish me bastunin e nënës (HISTORIA)

0

Gazetari Ilir Kadia kujton momentet e fundit me mikun e tij, shkrimtarin Bardhyl Londo, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë. Në rrjetet e tij sociale, Kadia shkruan se kohët e fundit kur e kishte takuar London, mbante mend prej tij se pas operacionit kishte nisur që të ecte duke përdorur bastunin e nënës së tij të ndjerë.

Sytë shkonin nga shkonin e prap ndalonin tek një bastun i zi në cep të divanit. Ditën që kish dalë nga spitali pas operacionit vajzat e tij kishin kontrolluar në shtëpi, me porosi të tij, dhe e kishin gjetur ku e kish fshehur. Ishte bastuni i nënës që ai e kish marrë kujtim kur e varrosi në fshat. Mbeshtetur mbi të Bardhyli tani bën ndonjë hap! Si atëherë kur hodhi hapin e parë fëmijë e nëna i zgjati dorën të mos binte! Dhe e mësoj të ecë! Dhe mua ky bastun në cep të divanit të tij më duket si dora e nënës së tij plakë mbirë prej varrit e gatshme të zgjatet për të mos e lërë të bjerë…!,”-shkruan Kadia ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

Bastuni nënës së Londos! Derën e shtëpisë ma hapi vajza e madhe! Hyra gjithë entusiazëm! -Kam ardhur t’a marr Bardhylin e të bëjmë një xhiro në diell!Ka dalë një diell i jashtëzakonshëm këtë mëngjes! Enkas për të! -Merre! Do bënte shumë mirë!-tha ajo buzagaz. Ashtu hyra në dhomën ku shtrirë në divan me jastëk të shtuar më priste Bardhyli. -Hajde çohu,mjaft bëre naze!Nëma dorën!Ka dalë një diell magjik! -Ah,të çohesha!Do shkoja deri tek çezma të mbushja vetë një gotë ujë të ftohtë!-tha zëtretur miku im. -Tani as në televizor nuk më pëlqen të shoh,as libra të lexoj,as me njerëz në telefon të flas…as …! Dhimbje s’kam por më janë tretur dëshirat!Më mirë të kisha dhimbje. Unë i hodha një sy qeseve plastike mbi divan mbushur plot ilaçe që treteshin në serume për të mposhtur dhimbjet. U shtira i qetë në muhabete sporti që u humbja fillin në çast! Sytë shkonin nga shkonin e prap ndalonin tek një bastun i zi në cep të divanit. Ditën që kish dalë nga spitali pas operacionit vajzat e tij kishin kontrolluar në shtëpi, me porosi të tij, dhe e kishin gjetur ku e kish fshehur. Ishte bastuni i nënës që ai e kish marrë kujtim kur e varrosi në fshat. Mbeshtetur mbi të Bardhyli tani bën ndonjë hap! Si atëherë kur hodhi hapin e parë fëmijë e nëna i zgjati dorën të mos binte! Dhe e mësoj të ecë! Dhe mua ky bastun në cep të divanit të tij më duket si dora e nënës së tij plakë mbirë prej varrit e gatshme të zgjatet për të mos e lërë të bjerë…!

Londo u nda nga jeta më 18 shkurt, në moshën 74-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Prej dy muajsh ishte i shtruar në spitalin Onkologjik në Tiranë por gjatë 10 ditëve të fundit për shkak se situata e tij ishte përkeqësuar, Londo mbahej në reanimacion, ku edhe dha frymën e fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu