Vendoset “rekord i zi” në futboll, për herë të parë shënohen 3 autogola brenda ndeshjes

0

Futbollistja e Zelandës së Re, Meikayla Moore ka hyrë në historinë e këtij sporti, por për fatin e saj të keq, jo për mirë. Kjo pasi ka shënuar një tripletë me autogola. Në aksion për vendin e saj kundër Shteteve të Bashkuara në një miqësore ndërkombëtare, Moore shënoi tre gola në portën e saj përpara se të zëvendësohej në minutën e 40-të.

Njithçka nisi në minutën e pestë. Një minutë më vonë ajo pësoi të njëjtin fat, me një top këtë herë që e goditi në kokë dhe e gjeti rrugën drejt portës së saj. i treti erdhi gjysmë ore më vonë, teksa ajo përsëri gaboi një tentativë për të larguar një kros pas portieres të saj. Pesë minuta më vonë, ajo u zëvendësua para pushimit të pjesës së parë për t’i dhënë fund pasdites së saj të mjerueshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu