Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj lexoi ditën e sotme në Komisionin Hetimor për Inceneratorët një dokument tjetër, në vend të atij që iu kërkua. Duke qënë në betim ai gënjeu, ç’ka nënkupton kryerjen e një krimi që dënohet deri me dy vjet burg, duke gënjyer në dëshminë e tij para komisionit hetimor.
Veliaj nxorri kontratat e Lulzim Bashës kur drejtonte Tiranën, duke u fshehur për dy standartet e drejtuesve lokalë demokratë në qytete të tjera, por duke refuzuar që ti përgjigjej pyetjes:
“Pse ka tejkaluar kompetencat e këshillit Bashkiak, për ti hapur rrugë ndërtimit të inceneratorit të Tiranës dhe duke firmosur vetë ersonalisht për një gjë që nuk i takonte”.
Për pasojë, ai nxori një dokument tjetër, në vend të atij që i kërkohej për të thënë që si kryebashkiak kishte vepruar me miratimin e këshillit. Kjo u tha nga kryetarja e Komisionit, Tabaku e cila shtoi se Veliaj bëri prezantimin e vendimit të Këshillit Bashkiak.
“Veliaj genjeu ne betim. Gjatë përgjigjeve ai iu refererua një vendimi te Keshilli Bashkiak të muajit shtator 2017, nderkohe qe me nënshkrimin e tij i ka hapur rruge Inceneratorit që në mars 2017.’- i tha Tabaku.