Pele-s i del një tjetër problem shëndetësor, braziliani shtrohet sërish në spital

0

-Legjenda e futbollit brazilian, Pele, ka një infeksion urinar dhe do të mbahet në spital për më shumë se sa kishin planifikuar mjekët. Pele, 81 vjeç, iu nënshtrua fillimisht kimioterapisë për një tumor të zorrës së trashë që u hoq në shtator dhe u kthye në spitalin Albert Einstein më 13 shkurt.

Megjithatë, gjatë qëndrimit të tij u kryen ekzaminime rutinë që treguan praninë e një infeksioni urinar, gjë që zgjati qëndrimin e tij si pacient në spital.Sipas një raporti nga ESPN, Pele iu nënshtrua një endoskopie javën e kaluar, gjë që e la të dobët fizikisht dhe kishte  vështirësi në të ngrënë dhe të folur.

Një raport mjekësor i marrë nga ESPN thotë: “Gjendja e tij klinike është stabile dhe dalja nga spitali do të bëhet ditët në vijim. Pele ka tre tumore që kërkojnë kujdes mjekësor”. Thuhej në raportin mjekësor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu