Florian Marku ka zyrtarizuar ndeshjen e radhës në boksin profesionist. Shqiptari do të përballte përballet me ish-kampionin britanik dhe të Commonwealth Chris ‘Rock n Rolla’ Jenkins, përballje që do të zhvillohet më datë 2 prill.
‘Mbreti Shqiptar’ ruajti rekordin e tij si i pamposhtur në nëntor duke mposhtur Jorick Luisetton, ndërsa Jenkins vjen në këtë duel me një fitore vendimtare ndaj ish-kampionit të unifikuar të botës në peshën super të lehtë Julius Indongo në Cardiff në fillim të këtij muaji. Ai që shpallet fitues do të bëjë një hap të madh më afër konkurrimit për titujt kryesorë këtë vit.
“Jam i emocionuar për ndeshjen time të parë për vitin 2022, do të jetë fillimi i gjërave shumë të mëdha”, tha Marku. “Më pëlqen të luftoj në vende të reja, kështu që mezi pres të argëtoj tifozët e mrekullueshëm të Neëcastle dhe t’u tregoj atyre si unë luftoj”. Chris Jenkins është një kundërshtar i mirë. Ai ka fituar tituj në Britani dhe sapo ka mundur një ish-kampion.” Përfundon Marku.
Jenkins, 33 vjeç, i ka fituar tetë ndeshjet e fundit, ndërkohë që në total ka një rekord me 23 fitore (8 me KO) katër humbje dhe tre barazime. Marku nga ana tjetër numëron 10 fitore (6 me KO) dhe një barazim.