Rama bën batuta seksiste me Tabakun në komision: Me ju përballë të kem nevojë për Ermonelën?!

0

Kryeministri Edi Rama prej më shumë se 1 ore po raporton në Komisionin Hetimor Parlamentar për ngritjen e 3 impianteve të përpunimit dhe djegies së mbetjeve. Herë pas herë përballja me kryetaren e këtij komisioni, deputeten e PD-së Jorida Tabaku është shoqëruar me tensione dhe batuta mes tyre, por Rama nuk ka mundur t’i shpëtojë dhe një komenti seksist ndaj Tabakut.

I pyetur prej kësaj të fundit se a do të donte të përfshinte në marrjen në pyetje dhe të deputetes së PS-së Ermonela Felaj pasi kjo e fundit ndërhynte shumë shpesh në pyetje-përgjigjet e kryeministrit Rama, ai i tha:

“Me ju përballë të kem nevojë për Ermonelën? A ka logjikë kjo?”

Kryeministri Rama është dëshmitari i fundit i thirrur nga ky komision në listën e gjatë me ish-ministra, ministra, deputetë dhe zyrtarë të lartë të shtetit.

Sipas opozitës, ndërtimi i 3 impianteve në Elbasan, Fier dhe Tiranë është kryer në procedura të jashtëligjshme dhe korruptive duke çuar një dëm total ndaj buxhetit të shtetit në vlerën 430 milionë euro. Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është arrestuar për këtë çështje me akuzën ‘korrupsion’, ndërsa SPAK ka regjistruar një procedim penal dhe ka shpallur në kërkim ndërkombëtar 3 pronarët e kompanive përfituese të koncesionit, Stela Gugallja, Klodian Mërtiri dhe Klodian Zoton.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu