Incenerator në Zimbabve me para shqiptare? Rama-Tabakut: Do ta shoh me interes

0

Edi Rama: Do përgjigjem unë tani, mos e shkel sepse çdo pyetje që do i vësh nuancë, ashtu do e marrësh përgjigjen. Me Ruandën kemi bashkëpunim, për Zimbabven do ta shoh në interes. Afrika ka ecur shumë dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin.

Jorida Tabaku: Si në Shqipëri edhe në Zimbabve, po invesojnë me fonde që i kanë marrë nga shteti shqiptar?

Edi Rama: Nga e nxirrni ju këtë? Më tregoni një dokument se ky është opinion. është shumë guximtar. Nuk e kuptoj ku është lidhja. Di që kemi investuar 55.3 mln për Fierin dhe Elbasanin dhe kaq. Më këto lekë po ndërtohet dhe një në Zimbabve, do ta shoh me shumë interes.

Jorida Tabaku: Në momentin që këto tre kontrata janë marrë nuk janë pasur fondet e disponueshme, me këtë lidhej pyetja që bëhej para. Iu kanë informuar vartësit që këto kompani nuk e kanë pasur fondin e mjaftueshëm?

Edi Rama: Jam i disiplinuar në mësimin e gjërave kur flas. Përgatitem shumë kur duhet të flas kam dëgjuar këtë punën e kapitaleve. Madje kam dëgjuar që edhe kompania që ka marrë përsipër që po negocionjmë për Portin e Durrësit nuk ka lekë. Janë interpretime që i bëjmë për të qeshur njerëzit e kapitaleve. Nuk më kanë vënë në dijeni për diçka të tillë, përgjigjen e keni marrë nga ata që janë marrë për këtë aspekt të projektit. Unë dua që gjëja të bëhet. Si bëhet? Janë shumë të tjerë bashkë me mua. Nuk është një person që i bën të gjitha. Unë jam kryeministër nuk e di që merret me prokurorime. Nuk janë punët e mia.

Helidon Bushati: Ku flen lepuri?

Edi Rama: Tek lekët, lepuri i madh.

Jorida Tabaku: Zoti Bushati

Edi Rama: Edhe një gjë për të pasur parasysh. 100 mln juaj sërish nuk figuron. Nuk del llogaria është më pak.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu