Giresse prezantohet si trajner i Kosovës, e nis prezantimin duke kujtuar Fadil Vokrrin

0

– Dilemat për trajnerin e ri të Kosovës kanë marrë fund. Pas shkarkimit të Bernard Challandes, drejtuesit e Federatës së futbollit të Kosovës kanë gjetur një tjetër trajner. Alain Giresse është ai që do të drejtojë “Dardanët” dhe ditën e mërkurë francezi është prezantuar përpara mediave në Prishtinë.

Tekniku 69-vjeçar do të rikthehet në pankinë pas një periudhe tre-vjeçare, që kur u largua nga Tunizia. Girese ka firmosur për Kosovën deri në nëntor të vitit 2023. Në konferencën për shtyp Giresse e nisi prezantimin duke kujtuar ish-presidentin Fadil Vokrri, nga i cili ruan kujtime të mira

Disa vite më parë kam patur një vizitë në Kosovë, sa ishte president i Federatës Fadil Vokrri. Kam pasur lidhje miqësore me të. Në Francë kur kam dëgjuar për vdekjen e tij, jam prekur shumë”.

Gires foli më pas për lojtarët që disponon përfaqësuesja e Kosovës duke vënë theksin tek pjesa që kjo skuadër ka në përbërje elementë që luajnë mirë teknikisht dhe kjo gjë duhet shfrytëzuar.

“Unë vlerësoj një ekip që luan mirë në mbrojtje, duhet të them se Kosova ka lojtarë që janë teknikë dhe kjo është diçka që duhet shfrytëzuar Duhet të zhvillojmë potencialin që ka kjo skuadër, të krijojmë një ekip fitues pa vendosur një limit. Duhet të kërkojmë të jemi në nivelet më të larta në cdo ndeshje”, Është me rëndësi që kur ekipi të hyjë në fushë të ndjehet i fortë. Shpresojmë në tifozët që të na mbështësin. Ne themi gjithmonë që tifozët janë l  ojtari i 12-të”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu