Rama e përmendi në komision dënimin e Becchettit/ Reagon Shehaj: Do vijë dita, do flas për ata që na kërcënuan, sot janë drejtora dhe vendimmarrës

0

Nënkryetarja e LSI-së Brisida Shehaj e cila u kërcënua disa ditë më parë pasi denoncoi me emra personat e përfshirë në aferën e inceneratorëve, ka reaguar për dënimin e Becchettit me 17 vite burg.

Gjatë marrjes në pyetje në komisionin hetimor për inceneratorët, kryeministri Edi Rama e ka përmendur si skukses këtë vendim. Ndërsa Shehaj, tha se dosja e përgatitur për Becchetin ishte puna e punonjësve të administratës dhe njërës prej prokurorëve që tashmë nuk ishte më në detyrë sepse ishin larguar.
Ajo shtoi se do vinte një ditë ku të fliste më gjatë për këto shkelje të cilat sipas saj ishin bërë nga persona të cilët sot kishin poste të larta vendimmarrëse.

Brisida Shehaj: Deri më sot kam pritur në heshtje dhe nuk jam shprehur për dosjen “Becchetti”. Por sot kur shoh në atë teatër që të përmendet si sukses dënimi, ju them: Heshtni, heshtni!

Ajo dosje është puna e asaj administrate tatimore që sot janë hedhur në rrugë dhe puna e Antoneta Sefdarit që u largua nga puna si prokurore. Do vijë dita që të flas më gjatë për ata që na shitën, për ata që nuk na mbrojtën kur na kërcënohej jeta. Ata që i bënë këto gjëra, sot janë drejtora dhe vendimmarrës të lartë. Sa për dënimin në arbitrazh, do ishte arrestuar me kohë Erion Veliaj për ato SMS-të që na dënuan 130 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu