PD publikon videon: Edi Rama e ka emëruar Tom Doshin si drejtues politik dhe shef të fushatës së kandidates së PS-së në Shkodër

0

Partia Demokratike ka denoncuar sërish përfshirjen e Tim Doshit në fushatën elektorale në Shkkodër për Partinë Socialiste. Duke publikuar një video, PD shkruan se Edhe pse i shpallur Non Grata nga SHBA, Edi Rama e ka emëruar Tom Doshin si drejtues politik dhe shef të fushatës së kandidates së PS-së në Shkodër/

Lidhja e vetme e Ramës me Shkodrën është Non Grata – Tom Doshi.

Edi Rama i ka dorëzuar Tom Doshit çelësat e qeverisjes së Shkodrës.

Tom Doshi vendos, kush hyn në punë, kush bëhet shef dhe drejtor, kush merr tendera, kush bëhet deputet e së fundmi, siç e thotë dhe vetë, kush kandidon për kryetare bashkie.

Edhe pse i shpallur Non Grata nga SHBA, Edi Rama e ka emëruar Tom Doshin si drejtues politik dhe shef të fushatës së kandidates së PS-së në Shkodër. Edi Rama bëri sikur e largoi Tom Doshin pas shpalljes Non Grata, po çdo shqiptar e di, e më shumë se kushdo tjetër socialistët shkodranë, e dinë se pa miratimin e Tom Doshit nuk bëhet asgjë.

Edi Rama nuk ndahet nga Non Gratat, të korruptuarit dhe kriminelët. Sepse pa ta, ai, asnjë ditë nuk do të qëndronte në pushtet.

VIDEO



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu