VIDEO/ U acarua pas humbjes, tenisti gjerman godet me raketë gjyqtarin, vendimi që u mor

0

Tenisti gjerman Alexander Zverev është përfshirë një skandal të paprecedentë në turneun ATP në Acapulco të Meksikës, teksa ndeshjes ai sulmoi gjyqtarin dhe tentoi ta godiste me reketë. Incidenti ndodhi pasi ai dhe partneri i tij Marcelo Melo humbën ndaj Harry Heliovaare dhe Lloyd Glasspool.

Tenisti iu afrua karriges ku ishte ulur gjyqtari para se të fillonte ta godiste me raketë. Më pas ai u ul, por iu afrua sërish gjyqtarit dhe me sharje të forta vazhdoi të godiste raketën pranë këmbëve ndërsa gjyqtari iu shmang. Shkak u bë një vendim i arbitrit gjatë ndeshjes. ATP-ja ka reaguar menjëherë dhe e ka skualifikuar Zverevin nga turneu dhe me siguri do të përballet me sanksione edhe më të rënda pas këtij incidenti të pazakontë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu