Gjobitet Ministria e Brendshme, Komisioneri: Kriteri i moshës për Akademinë, diskriminues

0

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka gjobitur më 100 mijë lekë të reja Ministrinë e Brendshme lidhur me kriterin e vendosur për aplikimet në Akademinë e Sigurisë që u hapën më datën 26 tetor të vitit të shkuar. Në artikullin e publikuar nga “OraNews” shkruhet se kriteri i moshës i vendosur nga Ministria e Brendshme ka qenë diskriminues.

Sipas Komisionerit, ka pasur diskriminim të kandidatëve të moshës mbi 30 vjeç, ndaj dhe më 3 dhjetor 2021, Komisioneri ka kërkuar informacion nga Ministria e Brendshme në lidhje me zbatimin e vendimit. Por edhe pse është marrë dijeni lidhur me këtë shkresë sërish nuk ka asnjë përgjigje, kështu që është vendosur masa administrative prej 100 mijë lekësh të reja.

Më 26 tetor 2021, Policia njoftoi se ka hapur aplikimet për Akademinë e Sigurisë dhe pjesë  mund të jenë të gjithë personat që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, me mesatare mbi 8, por kriteri i moshës është i njëjtë. Nga të gjithë aplikuesit, do të pranohen 50 persona, ndërkohë që janë vendosur edhe kushte të tjera për personat që do të shpallen fitues.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu