“Pse hidhet në landfill hiri kancerogjen?”/ Rama-Boçit: Ti nuk je profesor hiresh, mos përdor inxhinierin si diversant! Po si e thua?!

0

Boçi: Produkti final i inceneratorit është hiri, është produkti më i rrezikshëm, në Elbasan inxhinieri i landfillit tha që duhet hedhur në vende speciale.

Tymrat kancerogjenë janë aty, për cfarë zgërdhiheni?

RamaKë nuk njoh unë? Nuk e kam krahun mbrapa unë. Po të ishe këtu ku jam do qeshje dhe ti, më beso.

Është e qeshur se nuk qaj dot. Nga e nxjerr këtë kancoregjenen, të pieta për inxhinierin, këto hiret i përcaktove ti si janë, homogjene, heterogjene. Të lutem tani, është kurajo e madhe!

Boçi: Pse hidhet në landfill hiri, këtë thuaj!

Rama: Nëse do të ishte inxhinier i autorizuar, ç’punë ke ti? Lexo manuale sa të duash, por nuk je profesor i hireve, po si e thua? Është shumë e rëndë. Nuk ka hire të tilla atje dhe në këto impiante ka pjesë të caktuara për mbetje të caktuara.

Boçi: Kontrata nuk është zbatuar, e do me video?

Rama: Nëse me ndërpret kështu, unë do ndërpres përgjigjiet. Ca na fut inxhinierë si diversantë për parashutën tënde, sikur e ke thënë vetë, është gjynaf njëherë se dëgjojnë njerëzit.

Këtë e krijove ti, ma sill hetimin për hirin kancerogjen për hirin, në foltore je këtu!

Boçi: Po mor po ta sjell…

RamaJu këtej thoni nuk punon e këtej paska hire!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu