Gështenja: Pse nuk ka patur garë reale, procedurë konkuruese që të zgjidhej oferta më e mirë?
Rama: Zoti Gështenja, dua të bëj një skatësim, ju thatë asnjë nuk merr përsipër shkelje. E thjeshtë, nuk ka cfarë të marrin përsipër atë kur nuk ka. Ndërkohë, ju e ndani bindjen që këtu kanë humbur 630 milionë euro? O na falni se më bëtë çorap, 430 milionë euro.
Gështenja: Do përgjigjesha po të isha në rastin e dëshmitarit.
Rama: Pyetja juaj ishte e përsëritur. Por ju pyes, vërtet mendon se këtu janë vjedhur 430 milionë euro?
Gështenja: Do vazhdoj me pyetjen tjetër. Si shpejgohet se në institucionin që ju drejtoni nga zoti Agaçi zyrtarisht, na ka ardhur kontrata për incenetratorin dhe është e pavulosur as nga ish minsitri dhe as nga kontraktori? Është me vulë protokolli të kryeministrisë por është e pafirmosur nga ish ministri dhe nga ish relatori.
Rama: Keni bërë një zbulim që deri tani nuk është bërë i ditur për publikun dhe këtu është hera e parë që grupi kriminal ka ceduar sepse ju ka sjellë një shkresë të pafirmosur të shprehur tek Mali me Gropa. Raketat e amerikanëve do jenë nga ana tjetër.
Gështenja: Kompania fituese është regjistruar pak ditë para firmosjes madje është e palikuiduar. Si i besohet kësaj kompanie kur nuk është e licensuar qoftë për fizibilitetin qoftë edhe për ndërttimin.
Rama: Është bërë për Lulin kjo që të dalë nga situata ku është futur dhe të zbulojë aferën e krijuar. Kjo është bërë e gjitha që të dalë Luli si hero.