Rama kërcënon Boçin: Do shihemi në Gjykatë ne të dy!

0

Kryeministri Edi Rama ka debatuar ashpër me deputetin Luçiano Boçi me të cilin është shprehur se do të përballet edhe në Gjykatë. Në momentin që Boçi përmendi fjalën ‘aferë’ Rama tha se ai kallëzimet penale i bën në Gjykatë atje ku përballet me të gjithë. Kreu i qeverisë shtoi se ka për të bërë edhe për faktin që është akuzuar nga Opozita për grup të strukturuar kriminal.

Pjesë nga biseda:

Luçiano Boçi: Vazhdojmë te afera

Edi Rama: Te cila aferë? Pse përmend fjalën aferë, s’ka aferë këtu, jam dëshmitar…

Luçiano Boçi: Ta shpjegoj unë aferën

Edi Rama: S’ke të drejtë ta përdorësh fjalën aferë, është akuzë penale, akuzë penale, po shkelet ligji, nuk përgjigjem

Luçiano Boçi: Jemi në komision hetimor

Edi Rama: Afera është akuzë penale

Luçiano Boçi: Bëj kallëzim siç bëjnë ata, bëje kallëzimin….

Edi Rama: Unë kallëzimet i çoj në Gjykatë Civile, kam gjithë ato për të bërë për grupin e strukturuar kriminal, takohemi te veni ne të dy, në gjykatë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu