Zhupa i lexoi akuzën e SPAK/ Rama i kthehet ashpër: Ata nuk janë Bibla e Kurani, e neveritshme, ke shkëputur spinën me turpin

0

Ina Zhupa: Do ju lexoj njoftim të bërë nga SPAK; Nga hetimet e kryera është provuar se në procedurën e dhënies së koncesionit dhe në lidhjen e kontratës, nuk janë kryer të plota veprimet përgatitore për dhënien e koncesionet në kundërshtim me ligjin për koncesionet si edhe në kundërshtim me nene të tjera. Nga hetimet është provuar se nuk është zbatuar procedura e rregullt ligjore për dhënien e koncesionit në kundërshtim me nenin 22.

Nëse nga kontrata është dëmtuar interesi i shtetit, ju a keni përgjegjësi që keni vënë firmën?
Rama: Ju shkelët ligjin nga fillimi deri në fund për komisionin hetimor, bëtë një recitim. Ju keni kaq kohë që na thoni organizatë e strukturuar kriminale. Tani unë ju them se ju po shkelni ligjin duke na ngritur akuza penale, duke ushtruar edhe presion ndaj institucioneve të drejtësisë. Mbylle mikrofonin kur flas unë. Mbylle! Recitove akuzën e SPAK-ut, bëre akuzë penale, influencove hetimin. SPAK-u nuk është Vatikani, dhe akuzat e tij nuk janë bibla. Ajo është një akuzë që ka një proces do shkojë në gjykatë do u jepet fjala palëve. Deri në atë moment nuk keni asnjë të drejtë të recitoni akuzat e SPAK-ut. Akuzat e prokurorëve nuk janë as bibël as kuran dhe nuk merren si referencë. Ti kujt ja ngre gishtin duke më recituar një akuzë? Ule gishtin. Ajo është një akuzë që ka rrugën e vetë dhe nuk është as në tagrin tuaj dhe as në tagrin e njerëzve tuaj. Ju do kishit bërë mirë sot që të bëni më shumë përpjekje të jeni pak më të palagur nga akuza e 430 milionëve.

Zhupa: Ju keni një ministër në burg për këto akuza. Pyetje tjetër, ju besoni se një kryeministër që ka firmosur kontratë nuk ka përgjegjësi, e besoni për të gjithë kryeministrat?

Rama: E humbët nderin dhe mundësinë që unë të komunikoj me ju.

Ina Zhupa: A keni marrë ndonjë vendimmarrje pasi u arrestu Lefter Koka. A keni marrë dijeni mbi koncesionet dhe a keni një raport?

Rama: Do bëni një karrierë politike në partinë ku jeni sepse nuk keni asnjë lidhje me turpin kur bëni recitimet.

Tabaku: Nuk më duket normale t’i flisni kështu deputetes së Kuvendit të repbulikës së Shqipërisë.
Rama: Mua më duket e neveritshme që pas gjithë kësaj maratone dhe gjithë këtyre debateve që bëmë bashkë, të çohet tani në fund dhe bën një recitim sikur është në një botë tjetër. Kjo i bie të kesh shkëputur spinën me turpin. Besoj se do bëni karrierë në partinë ku jeni se aty sa më shumë të recitoni me atë kryetar vulëhumbur. Po ku ishe deri tani moj? Në hënë ishe?


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu