‘Qëndrojmë me Ukrainën në këto orë të errëta’, Meta, Basha dhe Kryemadhi reagojnë pas sulmeve ruse

0

Presidenti i vendit Ilir Meta, kreu i PD-së Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, dhe më herët kryeministri shqiptar Edi Rama, kanë dënuar njëzëri sulmet që Rusia ka nisur mëngjesin e sotëm ndaj Ukrainës.

Politika shqiptare dërgon lutje në drejtim të popullit të Ukrainës që është duke kaluar orë të vështira në ditën e sotme. Reagim kundër Rusisë, pati edhe ambasadori i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB, i cili e quajti brutale ndërhyrjen në Ukrainë.

Meta: Shqipëria dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm.

I bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës!

Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët!

Basha: PD dënon ashpër agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar. Ne qëndrojmë pranë popullit të Ukrainës ndërsa ata përballen me kërcënime për jetën e tyre nga agresioni i paprovokuar rus.

Kryemadhi: Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim shpreh solidaritetin e plotë me Ukrainën dhe popullin e saj. Ne dënojmë me forcë sulmin brutal nga forcat militare të Rusisë mbi ta, dhe qëndrojmë të vendosur me aleatët dhe partnerët tanë në NATO dhe BE, për një përgjigje të përbashkët dhe definitive, që garanton paqen dhe sigurinë e popullit të Ukrainës dhe botës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu