Luftime të ashpra në qiellin e Kievit, rrëzohen 4 helikopterë

0

Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në kryeqytetin e Ukrainës pas sulmeve të vazhdueshme nga forcat ruse.

Mediat në Moskë raportojnë se një avion i Ukrainës është rrëzuar në periferi të Kievit, ku si pasojë kanë ndërruar jetë edhe 5 persona.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme e Ukrainës, raporton CNN, ka thënë se ka rrëzuar 3 helikopterë rusë pranë Gostomel, një rajon në Kiev.

Nuk ka ende një bilanc të numrit të viktimave, ndërkohë që ushtria ruse u tha se kishte marrë në kontroll dhe një aerport shumë pranë Kievit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu