Është burgosur me 9 vite ‘nëna monstër’ e cila la vajzën e saj të sëmure me sindromën Doën të vdiste nga uria.
Sipas Mirror Uk, Elain Clarke, 49 vjeç pranoi vrasjen e vajzës së saj dhe u dënua për vrasje të rëndë nga pakujdesia të 24-vjeçares Debbie Leitch, e cila kishte sindromën Down.
Mësohet se gruaja e la vajzën e saj pa ushqim në një hapësirë të papastër të shtëpisë aq sa e ndjera kishte pësuar infeksione të rënda të lëkurës.
Ajo kishe pësuar humbje drastike në peshë dhe policia e gjeti të mbuluar me fekale dhe krimba në dysheme në 29 gusht të 2019.
“Flokët e saj po i binin, marimangat Lëkura e saj ishte me kore. Ajo vajzë aq e qeshur ishte shpërfytyruar plotësisht”-u tha në gjykatë.
Shokues është fakti se Debbie kishte shkuar vetëm 13 kilogramë pas torturës së gjatë.