Mc Kresha dhe bashkëshortja e tij, Erzina, u bënë prindër për herë të dytë. Burime për Prive bënë me dije se Erzina ka sjellë në jetë vogëlushin më 23 shkurt.
I ati i Erzinës ka zbuluar përmes postimeve në rrjete sociale se bebushi mban emrin Din. “Sonte, Zoti na bekoi me nipin Din,” shkruan ai.
Lajmin e pritjes së ëmbël, e konfirmoi vetë Kresha në janar kur u shpreh se Erzina dhe vajza e tyre ndodhen në Kanada dhe janë në pritje të një djali.
Erzina dhe Mc Kresha u martuan në dhjetor të 2019-ës dhe pak kohë më vonë u bënë prindër të një vogëlusheje, Iza, që sot është rreth 2-vjeç.