27-vjeçari qëllohet me sopatë, futet me urgjencë në operacion (EMRI)

0

Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në Vlorë. Mësohet se 27-vjeçari Besim Hoxha është qëlluar me sopatë e për pasojë ka marrë plagë të rënda.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar një operacioni.

Mësohet se i riu është nisur drejt spitalit nga patrulla e policisë. Ende nuk ka një njoftim nga policia në lidhje me këtë ngjarje.

27 vjecari i lënduar është gjetur pranë Varrezave të Dëshmorëve. Dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu