Agresioni rus mbi Ukrainën, flet më në fund edhe Vuçiç, dy ministra i dalin kundër

0

Qeveria e Serbisë në takimin e djeshëm që kanë mbajtur me presidentin serb, Aleksander Vuçiç, kanë vendosur që të mos pranojnë propozimin e BE-së që Serbia të dënojë kërcënimin e integritetit territorial të Ukrainës dhe që të apelojë për respektim të Ligjit Ndërkombëtar, shkruan Nova.rs.

Serbia nuk e ka pranuar propozimin e BE-së për të dënuar të gjithë ata që rrezikojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe kësisoj nuk do ta dënojë invazionin e Rusisë në Ukrainë.

Nova shkruan më tej se në këtë takim s’ka pasur fare biseda për sanksione kundër Rusisë.

Ndërkohë dy ministra kanë absetnuar dhe s’kanë përkrahur vendimin e shumicës për të refuzuar propozimet e BE-së.

Vuçiç pritet të dalë me qëndrim sot, pas një takimi që do ta ketë me Këshillin e Sigurisë kombëtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu