HERO! Ushtari ukrainas hedh në erë veten për të shembur urën,s’donte të kalonin tanket ruse

0

Në një luftë ka viktima, por ka edhe të vetëflijuar! Ky është rasti i ushtarit ukrainas që doli vullnetar për të shembur urën që mos kalonin rusët me tanke, duke hedhur edhe veten në erë. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një postim thotë se ura ishte e minuar dhe gati për t’u hedhur në erë. Mirëpo, një autokolonë ruse po kalonte mbi të dhe koha e mjaftueshme për ta shpërthyer në mënyrë të telekomanduar eksplozivin mungonte.

Por pikërisht në këtë moment, Vitaliy Volodymyrovich një ushtar i ri në moshë, thirri në radio njësinë e tij operative dhe doli vullnetar për të shpërthyer urën në mënyrë që të mos kalonin. Pasi u dha lamtumirën me radio shokëve të tij, ai më pas aktivizoi eksplozivin në mënyrë manuale, duke hedhur urën në erë dhe duke i prerë rrugën autokolonës ruse.

“Okupatorë rusë, dijeni se toka do t’ju digjet nën këmbë! Ne do të luftojmë sa të jetojmë! Dhe sa të jemi gjallë do të luftojmë!.”-këto janë fjalët e tij të fundit që u dëgjuan nga shokët ushtarë përmes radios.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu