![US Palestinians](https://infowebtv.com/wp-content/uploads/2022/02/AP21090694875261-e1617320880967-768x481-1-696x436.jpg)
Departamenti Amerikan i Shtetit e ka hedhur poshtë ofertën e presidentit rus Vladimir Putin për të biseduar për Ukrainën. BBC shkruan se duke folur me gazetarët në Uashington, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se diplomacia nuk mund të zhvillohet në tytën e armës. Deri më tani, Price tha se SHBA-të nuk kishin parë asnjë tregues se Putini ishte i gatshëm të lejonte suksesin e diplomacisë.
“Që të zhvillohet diplomacia, veprimi ushtarak rus në Ukrainë duhet të ndalet dhe forcat ruse duhet të tërhiqen”, tha ai.