Rusia 250 sulme me raketë në Ukrainë që prej mëngjesit

0

Më shumë se 250 sulme me raketa nga forcat ruse janë regjistruar në Ukrainë që nga mëngjesi i sotëm u tha gazetarëve të shtunën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Shumica e lëshimeve të raketave “vazhdojnë të jenë tipe raketash balistike me rreze të shkurtër veprimi”, tha zyrtari.

Rusët vazhdojnë të ndikojnë në “infrastrukturën civile dhe zonat e banuara” me këto sulme raketore, tha zyrtari.

“Ne nuk jemi në gjendje t’ju tregojmë nëse ato vende janë shënjestruar qëllimisht, por nuk kemi asnjë dyshim në mendjen tonë se infrastruktura civile dhe zonat e banuara po goditen nga këto breshëri,” tha zyrtari.

Që nga mëngjesi i sotëm, SHBA-ja nuk ka “asnjë indikacion” se ushtria ruse “ka marrë kontrollin mbi ndonjë qytet”, shtoi zyrtari.

Ka pasur ndërprerje “të përhershme” të energjisë në Ukrainë, por interneti është ende “përgjithësisht i disponueshëm”, shtoi zyrtari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu