Një vajzë ukrainase, Valeriia Voshchevska, e cila jeton prej vitesh në Londër, ka ndarë historinë e një të afërmje të saj, e cila po fshihet nga forcat ruse. Në rrjetet e saj sociale ajo shkruan se tezja e saj tregonte se e ëma fshihej nga trupat naziste si fëmijë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe tetë dekada më vonë e gjen veten duke kërkuar strehë edhe vetë.
“Tezja ime: Është e pamundur të imagjinohet që nëna ime, e cila humbi prindërit e saj dhe mbeti jetimë në moshën 7-vjeçare, luftoi kundër Hitlerit me popullin rus. Ajo në atë kohë fshihej nga ushtarët gjermanë nazistë, sot, në moshën 85-vjeçare, është duke u fshehur në bodrumin e Kievit nga ushtarët rusë,”- ka shkruar ajo.