Bajrami traversë, Juventus mposht Empolin dhe fluturon me Kean e Vlahovic

0

Pas dy barazimeve me Atalantën dhe Torinon, Juventus rikthehet te fitorja duke mposhtur me shifrat 3-2 Empolin, takim për javën e 27-të të Serie A. Skuadra bardhezi konsolidon vendin e katërt dhe rikuperon 2 pikë nga Milan dhe Inter.Bardhezinjtë gjetën avantazhin në minutën e 32’ me një goditje me kokë të Kean, por pas shtatë minutash skuadra e Empolit do të barazonte shifrat.
Megjithatë, pjesa e parë u mbyll në avantazh të Juventusit. Dusan Vlahovic kaloi sërish në epërsi Juventusin përpara se gjyqtari kryesor të sinjalizonte fundin e pjesës së parë.Në pjesën e dytë, do të ishte sërish sulmuesi serb që do të thellonte rezultatin. Ai u gjend i vetëm përballë portierit dhe me një goditje klasi e ndali topin në rrjetë.

La Mantia “trazoi ujrat” për Juventusin dhjetë minuta më vonë. Sulmuesi i hedhur në lojë në pjesën e dytë shënoi golin që e çoi takimin në 3-2, ndërkohë që vlen për t’u përmendur se përpara këtij rasti, Nedim Bajrami u ndal vetëm nga tranversa. Kështu ndeshja u mbyll me rezultatin 3-2, me Juventusin që del me tre pikë shumë të rëndësishme nga ky takim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu