LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin Shkodër – Koplik, raportohet 3 të plagosur dhe një viktimë (Emri)

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkoder – Koplik.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve raportohet për një viktimë dhe 3 persona të tjerë të plagosur të cilët janë dërguar me urgjencë në spital por nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Viktima, sipas informacioneve paraprake, është shtetasi Arif Bajrami. Raportohet se aksidenti ka ndodhur tek Ura e Vrakës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu