‘5 Maji’ protestë te kryeministria, banori: Rama nuk është këtu, qan hallin e Ukrainës

0

Banorët e ‘5 Majit’ po protestojnë përballë kryeministrisë. Një prej banorëve është shprehur për mediat e pranishme se protestat e tyre do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Thirrja e tij shkon për qytetarët shqiptarë që të dalin nga banesat e tyre pasi do i arrestojnë, duke shtuar se kështu i ndodhi edhe atij.

‘Jemi simbolikisht këtu se e dimë se nuk është këtu. Ne na kanë përzënë nga banesa, kështu që mund të fusim dhe ata të Ukrainës aty. Ne rrim te familjarët tanë. Ne i kemi prish rehatinë po njeriu për njeriun duhet. Sikur i kemi prish rehatinë dhe ne na e kanë prish. Kryeministri qan hallin e Ukrainës. Unë u arrestova se mbrojtja shtëpinë time, edhe vajza ime dhe disa të tjerë. Tani thirrja ime është ikni nga shtëpitë tuaja se ju arrestojnë, mua me ndodhi mendoj se do i ndodhë dhe të tjerëve. Ne do protestojmë se nuk i kemi nisur për qejfin tonë, na nxorën me dhunë, do protestojmë për të drejtat tona. Do ndjekim në mënyrë ligjore, unë kërkoj strehim, nuk kërkoj mëshirë por të drejtën time. Kurrë nuk i kam rënë në qafë shtetit. Ka qënë apo s’ka qënë e drejtë unë kam paguar.’- u shpreh banori.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu